E trishtuar nga refuzimi i shqiptarëve ndaj BDI-së, nën kërcënim të administratës shtetërore duke i ftuarnë mënyra të ndryshme legale dhe jolegale, partia e Ahmetit kishte një skenar si të mashtronte opinionin me pamje fiktive nga salla Boris Trajkovski në konventën e sontme.
Nga fotografitë e siguruara nga portali ynë, ishin planifikuar “vija” me njerëz në distancë prej një metër e gjysmë ndërmjet vete, si dhe të ashtuquajtuara “hapësira të zbrazët” si në fushë ashtu edhe në tribuna. Ekipet e inçizimit kishin për obligim që të kapen pamje nga kënde ku do të thyheshin këto “vija” dhe me mashtrim vizuel do të dulej se salla është përplot. Mirëpo, fotografitë që qarkullian nga të pranishmit flasin se kjo “mbushje” e sallës nuk ishte asgjë tjetër përveç se një mashtrim.