Në qeverinë e Republikës së Maqedonisë BDI prin me pesë ministri, me çka InfoShqip.com ju sjellë të “arriturat” e këtyre digastereve që kryesohen nga funksionarë të BDI-së.
-Ministria për vetëqeverisje lokale, ndërkohë që komuma Çair është komuna më e dendur në Europë.
-Ministria e Ekologjisë, aty ku BDI ka kryesuar për disa mandate rradhazi, ndërkohë që komuma e Tetovës është komuna më e ndotur në Botë.
-Ministria e drejtësisë, shqiptarët akoma janë viktimë e proceseve të montuara politike, ato vuajnë nga mungesa e drejtësisë.
-Ministria për Arsim dhe Shkencë, historikisht e udhëhequr nga BDI, ndërsa shkollat me nxënës shqiptarë punojnë me 2 deri në 3 turne, ndërkohë që ato me nxënës maqedonë shumica punojnë me një ndrim.
-Ministria e Ekonomisë, e udhëhequr nga BDI, ndërsa shumica dërmuese e investimeve ekonomike bëhen në zonat me shumicë maqedone.
Këto e shumë të tjera janë nga “arritjet” e BDI-së për gjithë këto vite qeverisje./InfoShqip.com