Pasi Zeljka Rolovic, prostituta numër një në Ballkan, e cila u arrestua për të disatën herë nga policia, tregoi se në jahtet e saj bëhej vetëm prostitucion elitar.
Në lidhje me individët që vinin dhe vizitonin atë dhe prostitutat e saj, Rolovic tregoi se ndër klientët e saj të hershëm ishin sportistë të famshëm kroatë, politikanë të rëndësishëm sllavë dhe shqiptarë, deputetë dhe biznesmenë të njohur.
Ndërkohë në polici ajo ka dhënë edhe numrat e telefonit si dhe emaile e këtyre zyrtarëve.
“Po, ata vijnë shpesh dhe paguajnë mjaftë mirë vajzat. Ka nga ata që kanë edhe jahte apo shtëpi të blera këtu në Montenegro. Janë shumë të pasur, por të gjithë të martuar… Ata vijnë gati çdo fundjavë dhe më kërkojnë që t’u organizojmë ‘party’”,- tregon “mbretëresha e prostitucionit” në Ballkan për “Telegraf.rs”.