Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive sot do ta vazhdojë seancën në rend dite të së cilës janë raportet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe Prokurorisë Publike (PP).
Dje, prokurorja speciale publike Katica Janeva pasi i dëgjoi, u përgjigj në pyetjet e deputetëve.
Janeva tha se qëndron në deklaratat e saj për jolegjitimitetin e Parlamentit sepse, siç tha, në bisedimet e përgjuara janë konfirmuar baza për vepra penale për zgjedhjet.
Sipas Janevës, janë vënë në pikëpyetje të gjitha ciklet zgjedhore në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2014.
Ky deklarim i Janevës para Komisionit për sistem politik, solli deri në reagime të shumta të deputetëve, ndërsa koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së kërkoi që ajo të tërhiqet nga Prokuroria speciale.
PSP, përsëriti prokurorja, ka hetime të hapura për parregullsi zgjedhore. “Unë nuk jap dorëheqje. Nuk kam ndërmend që të tërhiqem. Do ta mbaroj këtë deri në fund. Nuk frikësohem nga askush”, tha Janeva.
Prokurorja publike, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të parashtruara gjatë ditës theksoi se deri tani askush tjetër nuk ka parashtruar materiale përgjimi të paligjshme deri në PSP:
Duke iu përgjigjur thënieve se prokurorët në PSP kanë korruptuar persona, Janeva tha se duhet që kjo të kërkohet në Prokurorinë Publike sepse kjo është në kompetencat e saj.
Për vërejtjet se për një vit janë përgjuar vetëm 12 për qind e bisedave të përgjuara, Janeva tha se edhe ajo është e zhgënjyer nga kjo por për ngadalësinë e këtyre proceseve përmendi disa arsye.
Ajo i bindi deputetët se raporti i ardhshëm i PSP-së do të përmbajë më tepër hetime dhe procedura të tjera kundër disa personave.
Deputeti Rafiz Aliti, e pyeti Janevën nëse PSP-ja do të ndërmarrë rastet “Mostra”, “Sopoti”, protestat në Gjorçe Petrov. Këto raste sipas Janevës, ende janë në procedurë parahetimore, por prokuroria, respektivisht Këshilli i prokurorëve publikë nuk lejon PSP-në që t’i shqyrtojë koto raste duke thënë se nuk është kompetent.