Janevska: S’mund të lejoj që të pësojnë edhe pesë ligje të tjera, sepse BDI-së nuk i pëlqen një ligj – të intonohet himni

“Si ministre e Arsimit, nuk mund të lejoj që të pësojnë edhe pesë ligje të tjera, sepse BDI-së nuk i pëlqen një ligj – të intonohet himni”, deklaroi për “Slloboden Peçat” ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Duke komentuar tërheqjen e pr/ligjit për arsim të mesëm, me të cilin parashihej që të intonohej himni maqedonas në fillim dhe në fund të vitit shkollor, por edhe gjatë patronateve.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska thotë se nuk heq dorë nga respektimi i simboleve shtetërore dhe se do të kërkojë mënyrë se si kjo të funksionojë në një shoqëri multietnike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu