Japonezi Yoshinori Ohsumi ka fituar çmimin Nobel për Mjekësinë për vitin 2016. Ai vlerësohet për zbulimet e tij në lidhje me mekanizmin e “autophagy”, procesi i asimilimit dhe riciklimit nga trupi i përbërësve qelizorë.
Zbulimi i tij ndihmon në shpjegimin se çfarë shkon keq në trupin e njeriut të prekur nga një sërë sëmundjesh, nga kanceri e deri te Parkinsoni. Fituesi i Nobelit të Mjekësisë është bërë i ditur sot nga asambleja e Institutit suedez Karolinska me seli në Stokholm./gazeta-Shqip.com