Japonia dhuron 4 milionë dollarë për refugjatët në Gaza

Japonia për aktivitetet e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Gaza dhuroi katër milionë dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga UNRWA thuhet se nga këto donacione do të përfitojnë rreth 100.000 njerëz.

Japonia në vitin 2016 Gazas i pati dhurar 43 milionë dollarë.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), në Gaza jetojnë 1.300.000 refugjatë palestinezë, 914.000 në Bregun Perëndimor, 447.000 në Liban, në Jordani 2.100.000 dhe në Siri 500.000 refugjatë palestinezë.

UNRWA thekson se për shkak të numrit të refugjatëve në Rripin e Gazës si dhe për rritjen e varfërisë, donacionet e vendeve tjera ende janë të pamjaftueshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu