Jeep Grand Cherokee SRT super i shpejtë, garon me aeroplan në pistë (video)

Vetura që shtyhen me aeroplan është një betejë që është parë edhe më parë, por zakonisht ato bëhen me vetura multi milionëshe dhe me aeroplan ushtarak.
Por kësaj here është Jeep Grand Cherokee SRT duke garuar me aeroplanin Silence SA100, në pistën Blyton Park të Lincolnshire të Mbretërisë së Bashkuar, duke u bërë vetura e parë me të gjitha rrotat aktive 4×4 që ka garuar me aeroplan, transmeton koha.net.

Pista, që është e gjatë 3 kilometra në rreth, ku zakonisht garojnë shoferët amatorë, është bërë shumë interesante dhe e paparë ndonjëherë.

Dodge Grand Cherokee SRT, ka një motor 6.4 litërsh V8, i cili prodhon 461 kuaj fuqi ndërsa shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin në më pak se 5 sekonda.

Që të dy, edhe aeroplani edhe Grand Cherokee SRT janë regjistruar duke arritur shpejtësinë prej 225 kilometra në orë.

Këtë garë, çuditërisht e fiton Jeep ndaj aeroplanit, për saktësisht një sekondë më shpejt.

Grand Cherokee e përfundon garën për një kohë mbresëlënëse prej 1:13:40 ndërsa aeroplani për 1:14:34.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu