Kjo është Jeni Xhamia në qendër të Manastirit, e cila daton gati 7 shekuj. Në pamje shihet se xhamia si tërësi nuk është prekur, por është gërmuar në mes të saj dhe është lënë hapur që vizitorët t’i shohin themelet që janë gjetur.
Dy ditë më parë kjo xhami u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, pasi arkeologët pretendojnë se themelet janë të një kishe.
Qytetarët shqiptar që anketuam janë kundër këtij vendimi.
Nuk na pyet askush neve! A pajtoheni me këtë veprim? Jo Jo assesi.
“Këta thonë se ka qenë ndonjëherë kishë, faktikisht ishte pronë e BFI-së, por udhëheqësit e atëhershëm të BFI-së ja dhuruan shtetit. Jo, nuk pajtohemi, ajo duhet xhami të jetë”
“Jo vendim i mirë, jo, nuk pajtohemi aspak”
Por komunitetet tjera në Manastir thonë më mirë të jetë muze, se sa një objekt i braktisur prej vitesh, madje e krahasojnë me xhaminë Aja Sofija në Stamboll.
“Unë jam ortodoks. Nuk ju pengon pse në xhami do të vendosen ikona të kishës? Jo ne jetojmë gjithë jetën bashkë, kështu që nuk ka asnjë problem”
“Ky projekt është i ngjashëm me atë në Stamboll, i xhamisë Aja Sofija, ku janë të dy religjionet të paraqitura edhe këtu janë themelet e kishës Shën Gjorgji, kanë qenë para ndërtimit të Jeni xhamisë, ndërsa pjesa lartë është siç ka qenë nuk është prekur”
Kyr tast u shfrytëzua edhe nga partitë politike për ta akuzuar njëra tjetrën.
Vendimi ishte skandaloz i njëanshëm dhe provokativ dhe jo rastësisht BDI-ja ka reaguar. Ky nuk është vendim i cili është i izoluar, është në vazhdën e provokimeve të vazhdueshme të cilët po minojnë kohezionin dhe harmoninë ndëretnike dhe ndër fetarë”, tha Bujar Osmani nga BDI.
“Fatkeqësisht opozita shqiptare nuk del me ide dhe reforma, por mundohet me qarqe të ndryshme edhe të errëta që nuk janë të rastësishme pra pikërisht mbrëmë të riaktualizohet një vendim i cili është marr në qeverinë e tyre “, tha Izet Mexhiti, zv.kryeministër.
Pati reagim edhe nga BFI-ja duke e konsideruar të papranueshme mos konsultimin me ta për një projekt të tillë. BFI-ja gjithashtu fton institucionet shtetërore që të ndalojnë çdo autorizim ligjor që çon në ndryshimin e karakterit të këtij objekti kulturor dhe fetar.
Ndryshe Jeni xhamia në Manastir ka një histori 7 shekullore, por arkeologët thonë se materiali i gjetur lidhet me legjendën se në hapësirën ku tani gjendet xhamia. Sipas tyre, aty dikur ka ekzistuar një kishë e ashtuquajtur “Shën Gjorgji”, pasi nga gjurmimet e deritanishme janë gjetur vula dhe gjurmë tjera ku përmendet Shën Gjorgji.
Projekti konservues është mbështetur nga Ministria e kulturës, ndërsa arkeologët vazhdojnë me punë pasi qëllimi I tyre siç thonë ata, është që Jeni xhamia të prezantohet si lokalitet arekologjik dhe si galeri, funksion të cilin e ka pasur edhe më parë. Sipas këtij projekti, gjithçka që deri më tani është gjetur brenda dhe jashtë kësaj xhamie, do të jetë e hapur për publikun pasi është vendosur në një konstruksion të xhamit brenda xhamisë.