Jennifer Lopez me çizmet që i adhurojmë, modeli më i mirë për dimër dhe nuk e lëshojnë shiun as borën

Jennifer Lopez ka një stil të pagabueshëm mode, dhe çizmet që ajo vesh i pëlqen çdo femër! Shumë femra lakmojnë gardërobën e veshur nga të famshmit dhe publikimi i fundit i J.Lo do të kënaqë çdo femër për një arsye të thjeshtë – mund të kopjohet lehtësisht nga koka te thembrat.

Jennifer Lopez është fotografuar në Los-Angeles në kombinim të pakundërshtueshëm për dimër. Ka veshur xhinse ngjyrë të hirtë, pallto gëzofi dhe çizme, përkatësisht ‘kanadezet’ e popullarizuara.

Këpucët ‘kanadeze’ konsiderohen si një model i preferuar në muajt e ftohtë.

Me vite të tëra nuk dalin nga moda – kombinohen lehtë dhe nuk e lëshojnë ujin.

Besoni apo jo, këto këpucë çizme u shfaqën 49 vite më parë. Kur u prezantuan për herë të parë më 1973, askush nuk e kishte idenë se do të bëheshin kaq gjatë në treg.

Çizmet e verdha karakterizohen nga qëndrueshmëri e jashtëzakonshme gjatë motit të lagësht dhe me shi, dhe sot ato janë mbathjet më të njohura të bëra ndonjëherë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu