Jep dorëheqje Ministri njëditorë

As 24 orë nuk i ka zgjatur mandati si Ministër i policisë, zyrtarit të VMRO-DPMNE-së, Oliver Andonov, i cili ka dorëzuar dorëheqjen e tij, transmeton Zhurnal.mk

Në arsyetimin e Andonovit, siç ka bërë të ditur kryeministri i Maqedonisë Emil Dimitriev, ka qëndruar se dorëheqja është bërë për qëllim të organizimit të zgjedhjeve.

“Paralamenti i Maqedonisë me propozim të Qeverisë, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në parlament mes tjerash emroi dhe ministrin për punë të brendshme. Si pasoj e implementimit të dispozitave ligjore, unë depozitoj dorëheqjen time si ministër për punë të brendshme” thuhet në arsyetimin e Oliver Andonovit.

Ndryshe, pasi sot do të votohet qeveria njëditore, Oliver ANdonov do të fiton vend si ministër shtesë për punë të brendshëm, ndërsa Ministër do të jetë Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu