Jepet afati për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi  duke folur për hapjen e mundshme të kufirit Llojan-Miratoc  ka theksuar se çështja e hapjes së kufirit është e përfunduar dhe se hapja do të bëhet deri në fund të vitit 2018. Sipas tij, nga ana serbe kanë ngelur vetëm disa çështje teknike.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi shpjegoi se problemi që ka penguar përgatitjen e hapjes së kufirit nga ana e Maqedonisë ka qenë mungesa e infrastrukturës, për të cilën, sipas tij, Qevria nuk ka mundur të investojë.

Ai tha se komuna e Likovës, me atë pak buxhet që ka, ka arritur që të rregullojë pjesën infrastrukturore dhe nga ana e Maqedonisë gjithçka është gati sa i përket pjesës infrastrukturore.

Politikologu Xhenis Sulimani tha se kryetarët e komunave duhet të jenë të kujdesshëm me premtimet kohore, meqë sipas tij, në bazë të përvojës së deritanishme në këto dy vende, afatet dinë të shtyhen me vite.

Siç tha Sulimani, për rastin e kufirit Bellanoc-Stançiq katër zëvendëskryeministra kanë deklaruar se do të hapet së shpejti, vetëm për të pritur dhjetë vite për ta realizuar këtë premtim./InfoShqip.com

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu