Jepet alarmi, kujdes me përdorimin e celularit dhe kompjuterit, po shtrembëroheni (VIDEO)

Qëndrimi me orë të zgjatura para kompjuteri, por edhe me telefon në dorë, përveç dëmit social, sjell pasoja të rënda në shëndet.
Mjekët thonë se si ata që për arsye punë u duhet të qëndrojnë në pjesën më të madhe të kohës ulur, por edhe ata që qëndrojnë në internet nëpërmjet telefonit paraqiten me dëmtime të shtyllës kurrizore.

“Është kryesisht kjo pjesa qafës pra cervikale që duket në forme gunge, C7 pra e cila pëson dëmtime”, tregon doktor Roland Përgjetani, fizioterapistë.

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë nuk na bën as efiçent në punë, pasi shpesh ankohemi për dhimbje koke, apo simptoma të ndryshme që vijnë për shkak të mënyrës se si mbajmë trupin.

“Mund të ketë ose jo dhimbje, por shkakton këputje marrje mëndësh, mpirje të gishtërinjve apo dhimbje koke”, thotë fizioterapisti për “t.ch”.

Dhe problemi bëhet edhe më i madh kur bëhet fjalë për fëmijët, të cilët qëndrojnë gjatë me telefon në dorë, “iPad” apo para televizorit pa lëvizur.

“Ata nuk ankohen për dhimbje, por ata pësojnë asimetri, pra shtrembërime”, thotë Roland Përgjetani.

Ndaj, mjekët u kërkojnë prindërve të bëjnë kujdes me fëmijët duke i angazhuar në aktivitete sportive për të shmangur qëndrimin gjatë ulur, si dhe të kujdesen për veten, duke bërë ushtrime apo lëvizje, qoftë edhe kur janë në ambientin e punës.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu