Jepet alarmi: Mos kaloni në Rrugën e Kombit!

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të evitojnë udhëtimin në Rrugën e Kombit.

Në njoftimin e dërguar nga ARRSH-ja së fundmi thuhet se “ka reshje te dendura debore dhe qarkullimi është vështirësuar si pasojë e akullit dhe borës.

Pjesa më e vështirë është sidomos pas tunelit të Thirrës. Kontraktorët janë duke punuar për të kthyer normalitetin.

Të bëhet kujdes dhe të përdoren zinxhirët. Të evitohet sa më shumë përdorimi i këtij aksi gjatë orëve të natës. Drejtuesit e mjeteve të përdorin zinxhirët.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu