A jetojnë vegjetarianët më gjatë? Ja çfarë thotë studimi i fundit

Propagandat për t’u bërë vegjetarianë dhe njerëzit që i binden kësaj ideje po shtohen duke menduar edhe faktin që mund të jetojnë më gjatë.

Por një hulumtim në Universitetin e Sidneit sjell një lajm të keq – vegjetarianizmi nuk është i lidhur me rrezik të reduktuar të vdekjes së parakohshme.

Hulumtuesit australianë kanë përcjellur zakonet e gati një çerek milioni njerëzish të moshës 45 vjet dhe më të vjetër, për një periudhë prej gjashtë vjetësh, transmeton Express.

Në një raport të botuar në revistën e mjekësisë preventive, u tha se nuk kishte dallim të madh në probabilitetin e vdekshmërisë në mesin e atyre që e praktikojnë mënyrën e plotë vegjetariane të ushqimit, gjysmë të plotë (mish një herë në javë) ose “Pesco” (të bazuar në peshku), dhe atyre të cilët rregullisht hanë mish.

Hulumtuesit morën parasysh faktorë të tjerë, të tillë si mosha, pirja e duhanit dhe alkoolit, tensionin e lartë të gjakut, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. Veganët kategorizohen, gjithashtu, si vegjetarianë.

Studimi gjeti se vegjetarianët”>vegjetarianët nuk e kanë zakonin e pirjes së tepruar të duhanit dhe të pijeve, apo të jenë të trashë, dhe se ata gjithashtu kanë më pak mundësi të zhvillimit të kancerit apo sëmundjeve të zemrës.

“Është e rëndësishme të theksohet se lajmet nuk janëë aq të këqia për vegjetarianët”>vegjetarianët, sepse ata në thelb kanë një mënyrë jetese shumë më të shëndetshme se jovegjetarianët”, thotë bashkautori i studimit Dr. Seema Mihrshahi, bashkëpunëtor i lartë shkencor në Universitetin e Sidneit.

Kjo konfirmohet edhe nga disa studime të mëparshme. Hulumtuesit nga Universiteti i Oksfordit, qysh në vitin 2013, publikuan një raport në të cilin gjetën se rreziku i hospitalizimit ose vdekjes nga sëmundjet e zemrës është për 32 për qind më i ulët për vegjetarianët”>vegjetarianët.

Një numër në rritje i njerëzve në botë theksojnë se bëhen vegjetarianë për arsye të ndryshme, të tilla si mirëqenia e kafshëve dhe zvogëlimin e ndikimit negativ të njerëzimit mbi mjedisin. Vegjetarianizmi gjithashtu po bëhet trend i dukshëm në restorante, kafene dhe supermarkete


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu