Aktivistja shqiptare Elida Jorgoni ka ndezur debatet me një deklaratë të fortë dhe një ilustrim me flamurin shtetëror të Maqedonisë së Veriut, i njohur për rrezet e tij të verdha në sfond të kuq, që sipas saj përfaqëson në fakt bashkimin e tetë fiseve ilire që krijuan Makedoninë e lashtë, përcjell INA.
Sipas këtij interpretimi, çdo rreze e flamurit simbolizon një fis ilir: Mollosët, Ageasit, Kaonët, Enkelejt, Desartët, Orestët, Nestorët dhe Ilirët, të gjithë me lidhje të forta gjaku dhe gjenealogjie me Aleksandrin e Madh. Përmes shkronjave të para të këtyre fiseve, formohet vertikalisht emri MAKEDONI, një dëshmi simbolike e rrënjëve të thella ilire të këtij territori.
Në dokumentin shoqërues thuhet se:
– Molosët ishin fisi i nënës së Aleksandrit të Madh.
– Ageasit, fisi i babait të tij.
– Kaonët dhe Enkelejt, fisi i nënës dhe gjyshes.
– Desartët dhe Orestët, fise të Ilirisë së jugut.
– Nestorët dhe Ilirët, që përfaqësojnë territore të njohura shqiptare si Shkupi, Tetova dhe Gostivari.
Kjo deklaratë e Jorgonit pritet të nxis debate mes historianëve por edhe në opinionin publik.