Jozi e ofendon rëndë, e quan Gjestin ‘kopil shkine’

Edhe pse kanë kaluar vetëm 1 muaj e pak nga nisja e edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, të shumtë kanë qenë Zarfat e Zi që kanë mbërritur brenda banorëve, por deri më tani asnjë prej tyre nuk është eliminuar direkt me Zarf të Zi.

Edhe gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Gerta Gixhari mori Zarf të Zi, pas veprimit dhunues ku i hodhi dy herë alkool në sy Gjestit duke e bërë për spital, por sërish produksioni nuk vendosi ta eliminonte direkt, por e riktheu brenda natës sërish në shtëpi.

E duket se këto dënime të lehta që kanë patur Zarfat e Zinj, ia kanë humbur fuqinë që ka patur në edicionet e kaluara dhe duket se kjo ka sjell veç shtimin e agresivitetit, dhunës dhe ofendimeve mes banorëve brenda shtëpisë.

Pas spektaklit të djeshëm, ku ishte diskutuar pikërisht për një Zarf të Zi, ka ndodhur një tjetër skandal gjatë darkës mes banorëve. Jozi e ka quajtur Gjestin “kopil shkine”, pas pretendimeve se ky i fundit i kishte prishur dasmën simbolike të organizuar nga produksioni.

Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Gjesti, i cili gjatë bisedave me banorët ka theksuar se është nipi i një dëshmori dhe se babai i tij ka luftuar për çlirimin e Kosovës.

Ky etiketim i Jozit ndaj Gjestit është dënuar nga një pjesë e mirë e banorëve, por jo nga Gerta dhe gjithashtu Jozi ka këmbëngulur që të mos i kërkojë falje Gjestit.

Në videon e postuar nga BBV në rrjetet sociale, ka komentuar edhe aktorja e njohur kosovare Yllka Gashi, e cila jeton në Amerikë, ku shkruan: “Jo jo, shqiptaret e Kosoves nuk jane kopila te shkinave. Shqiptaret e Kosoves jane trima e njerez te mire. Po ti o i shkrete aq din e aq flet.”.

Gjithashtu, ajo ka reaguar edhe në profilin e saj ku shkruan: “Gjesti Ti nuk je kopil shkine, ti je showman i lindur! Faleminderit qe na bon me qeshe e na disponon me sharmin tond! Big brother Vip Albania 4 Nëse e toleroni edhe këtë term kaq përbuzës e racist, definitivisht nuk e meritoni shikueshmërinë e as votat e shqiptarëve të Kosovës!”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu