Ju bëhen të yndyrshëm flokët menjëherë pas larjes? Me siguri po i bëni këto tri gabime

Nëse flokët tuaj bëhen të yndyrshëm menjëherë pas larjes, mund të bëni gabim në këto veprime. Flokët e yndyrshëm mund të jenë pasojë e stresit dhe e ushqyerjes së keqe, por edhe zakone që nuk e dimë se janë të gabuara, transmeton Telegrafi.

Shumë shampo

Edhe pse mendoni se më shumë shampo i bëni flokët më të pastër, ndaj vendosni sasi të mëdha me disa shpëlarje, ky është gabim. Gjithashtu, nuk është mirë të lani flokët çdo ditë, sepse nxit rritjen e sekretimit të yndyrës. Është ideale t’i lani flokët dy herë në javë dhe t’i lani me shampo vetëm një herë.

Ujë i vluar

Nxehtësia stimulon sekretimin e yndyrës, ndaj rekomandohet larja e flokëve me ujë të vakët apo edhe të ftohtë.

Furça e papërshtatshme

Nëse keni flokë të yndyrshëm, atëherë furçat metalike nuk rekomandohen. Është mirë të përdorni ato plastike me majë të rrumbullakosura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu