Kombinati Jugohrom është mbyllur vetëm për 90 ditë, deri pas zgjedhjeve parlamentare. Alsat M ka siguruar dokumentin e Inspektoratit të Ministrisë së Ekologjisë në të cilin sqarohet shumë qartë se për shkak të mosrespektimit të afatit Jugohromi 90 ditë duhet të ndalojë së punuari. Në vendimin e lëshuar nga ana e inspektoratit të ekologjisë thuhet:
“Ndalohet kryerja e punës për subjektin “Jugohrom Alzar” nga Jegunovca, me adresë në Jegunovc të Komunës së Jegunovcës e cila udhëhiqet nga Vasko Skenderovski në një periudhë prej 90 ditësh për shkak të mos realizimit të punëve me planin operativë të A kategorisë që është paraparë me planin operativ ”
Ministri ekologjisë Bashkim Ahmeti më 1 nëntor kur kumtoi lajmin për mbylljen e kombinatit tha se vendimi nuk ka të bëjë me periudhën parazgjedhore
Drejtori i Jugohromit Vasko Skenderovski thotë se presin përgjigjen nga komisioni i shkallës së dytë në ekologji.
“Në qoftë se më pyesni mua pres që me të gjithë ata agrumet që i kemi dhen në ankesën të përgjigjët pozitivisht komisioni i shkallës së dytë për shkak se atje me fakte dhe argumente janë treguar të gjithë rrethanat dhe e gjithë situata pse Jugohrom Alazar si thuhet në shumë mediume sistemin e filtrave dhe që pikë së pari është vendimi për ndërtim që e kemi marrë në 17 korrik”, tha Vasko Skenderovski, Drejtor i Jugohrom.
Punëtorët ndërkohë kërcënojnë se do të vazhdojnë protestat nëse kombinati nuk rifillon punën.
“I bëmë një apel institucioneve që të ndërmarrin diçka, faktikisht që ta tërheqin vendimin për ndalesën e furrave sepse ne atë ditë prezantuam edhe fakte dhe argument se sa jemi ndotës me Jugohromin dhe sa është ajri I ndotur pa Jugohromin”, u shpreh Bajram Amiti, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.
Edhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave Pece Grujoski paralajmëroi protesta në rast se në ditët në vijim Institucionet nuk japin përgjigje për Jugohromin.
“Këto ditë ne presim përgjigje, nëse nuk marrim përgjigje pozitive sigurisht do të vazhdojnë protestat dhe me hapa më radikal, atëherë do ta bllokonim edhe rrugën e vjetër Tetovë-Shkup në ditë pune”, theksoi Pece Grujoski, Kryetar i Sindikatave.
Inspektorati pranë ministrisë së ekologjisë më 1 nëntor vendosi për ndërprerjen e punës në Jugohrom, me arsyetimin se kombinati nuk ka vendosur filtrat. Por nga Jugohromi njoftuan se kanë bërë kërkesë për vazhdimin e afatit edhe për 18 muaj me arsyetimin se janë ballafaquar me pengesa burokratike për vendosjen e filtrave.