Giorgio Chiellini ndalet sërish. Kapiteni i Juventusit ka pësuar një tjetër dëmtim muskulor gjatë seancës stërvitore të ditës së sotme, duke humbur ndeshjen jashtë fushe me Lazion (e diel, 12:30). 36-vjeçari ka pësuar shumë dëmtime në dy sezonet e fundit. Në mesjavë u rikthye të luajë një takim të plotë, atë ndaj Ferencvaros në Champions (bardhezinjtë fituan 1-4), teksa problemi në kofshën e djathtë e ka frenuar përsëri.
Ndërkohë, një tjetër lojtar i Interit ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lojtarët e Antonio Contes kanë kryer tamponët para duelit jashtë fushe me Atalantën (e diel, 15:00)