Çdo mëngjes zgjohuni me “Wake Up”, programi i njëkohshëm radio-televiziv i “Top Channel” e “Top Albania Radio”, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Në “Wake Up” gjeni leximin e gazetave, analiza të ndryshme, informacione utilitare, këmbimin valuator, parashikimin e motit, biseda me të ftuarit në studio për tema të aktualitetit, nga jeta e përditshme urbane e deri tek arti dhe spektakli si dhe personazhe interesantë. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje.
E ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ka qenë Livia Brunga, ish-banorja e “BBV4”, e cila u eliminua primen e kaluar. Livia ka folur rreth banorëve të shtëpisë, opinionistëve dhe historisë së saj me Mevlanin.
Neada: Ke fjetur në shtëpinë tënde apo të Mevlanit?
Livia: Jo jo, unë kam fjetur në shtëpinë time
Neada: Je rikthyer me Mevlanin?
Livia: Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani…