Kako si Ali Ahmeti 2?!

Nga: Arsim Sinani

Në opozitë flasin ndryshe. Ky është mallkimi që i ndjek shqiptarët e Maqedonisë Veriore, që për teke të politikanëve nuk arrijnë të realizojnë objektivat juridiko-kushtetuese, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Nëse e dëgjon sot narracionin në këtë përvjetor të lind pyetja nga rranë këta politikanë, ku ishin deri tash, pse nuk bashkëpunojnë njëri me tjetrin. Çka dreqin kanë që vetëm bëjnë si gjela duke e sulmuar njëri-tjetrin?

Kjo një hyrje për kontekstin historik të marrëveshjes së Ohrit dhe paraqitjen e Poll
Uiliams si ideator i kësaj marrëveshjeje. Kjo kërkon një sqarim marrëveshja e Ohrit buron nga pakënaqësia e shqiptarëve dhe diskriminimi institucional 1945 e këndej. E shqiptarët janë ata që e sollën këtë momentum. Pa këtë pakënaqësi,
revoltë, kryengritje të armatosur, tregime të moçme shqiptare më mirë se Mitrush
Kuteli si shkruan dot kush dhe janë hi dhe hedhje tutje e doktrinës shqiptare, e cila është nëpërkëmbur.

Nga ata që e kishin 24 vite në dorë këtë punë dhe tani bërtasin kur kanë mbetur pa pushtet. Kjo është realisht kuazidoktrina Uilliams që nëpërmjet tij ta shpëtojnë pasurinë, benifitet, madhështinë që se kanë dhe pazarin në emër të
shqiptarëve.

Marrëveshja e Prizrenit dhe lufta për pushtet

Dr.Imer Imeri dhe Arbën Xhaferi lëvizën në një moment delikat drejt Prizrenit aty ku gjendej Ali Ahmeti. Nënshkruan një dokument që politikisht i dha pushtet politik UÇK-së dhe e legjitimoi kryengritjen shqiptare. Realisht butë ia dorëzuan
kryengritësve pushtetin, të vetëdijshëm se cfarë do të ju ndodh politikisht, gjë që se kuptoi asnjëherë Ali Ahmeti dhe ata që e mësojnë të luajë keq.
Por me vetëdije Marrëveshja e Prizrenit u braktis për arsye të panjohura për mua, gjë që duhet opozitari i sotëm të na e sqarojë se e flaku tuje marrëveshjen. Mirë do të ishte ta lexojë, i bën mirë.

Dështimi i tryezës së partive politike shqiptare pas vitit 2001

Dështimi i tryezës së partive politike shqiptare pas vitit 2001 dhe ambiciet e individëve për ta përvetësuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, është njëra nga cështjet që kërkon sqarim. Si i përdori kreu i BDI-së opozitare dhe si i hodhi në ramje të lirë, Arbën Xhaferin, Imer Imerin dhe cilindo që i dilte para dhe ia
rrezikonte pushtetin. Po për këtë ka lënë një mesele profesori Milaim Fejziu. Në pyetjen time se pse u largua nga Ali Ahmeti pas luftës së armatosur mes shqipatërve e maqedonëve ai mu përgjigj kështu: “pashë se nuk kishte synime
serioze për zgjidhjen e cështjes shqiptare”, kjo më së miri tregon se pse sot bërtet Ali Ahmeti nga pozita e një opozitari.
Deri dje ishte i kënaqur kur edhe unë dhe
shqiptarët ishim të pakënaqur me rrjedhën që ai e ngadalësoi. Dështimi i realizimit të dokumentit të formuluar në Ohër e nënshkruar në
Shkup që quhet Marrëveshja Kornizë e Ohrit.
Deri sot nuk kemi ndonjë të dhënë që është ndjekur progres raporti pas nënshkrimit. Nihilistët thonë se dokumenti nuk eksiston. Skeptikët thonë s’është realizuar as minimumi. Tjerët thonë se do qasje më të thuktë mes asaj që shkruhet nën rreshta. Ndërsa rokadistët politik mvarësisht nga cila anë gjenden edhe e interpretojnë atë sipas interesave të tyre ditore. Intepretimi është bërë mvarësisht kujt cka i është dashur pa u thelluar te esenca që shqiptarët lipset të behën themeltar të Maqedonisë Veriore. Kush nuk e lexon këtë te Marrëveshja e Ohrit
mirë është të largohet nga politika dhe ta hap krahun për një brez që di ta bëjë këtë.
Por më duhet ta them se marrëveshja e Ohrit nuk është realizuar shi për atë që ende flasim për pika, presje dhe elemente që mbeten në letër.

Fatkeqësisht subjektet politike shqiptare nuk arritën ta kuptojnë se synimi i kastës politike maqedone është devalvimi i saj, gjë që e ndihmuan në masë të madhe partitë shqiptare duke bërë kompromise, për pozita. Mvarësisht se cka u duhej individëve ashtu edhe e intepretuan Marrëveshjen e Ohrit. E fundit ishte që një zv kryeministër që merrej me ndjekjen e kësaj cështjeje e nxorrën të zhveshur në publik dhe aty morri fund serioziteti i këtij dokumenti ndërsa pas asaj besoj është e qartë cka ndodhi.

Marrëveshja e Tiranës synim për ta ruajtur pushtetin

Dështimi i marrëveshjes ndërshqiptare e quajtur Marrëveshja e Tiranës, që me te u loz keq. Ishte një zvarritje e marrëveshjes së Ohrit dhe kjo e dëmtoi tutje subjektivitetin politik e juridik të shqiptarëve.

Kjo u pa pasi u shpëtua sedra e Ali
Ahmetit dhe e njerëzve përreth tij, por jo edhe esenca e marrëveshjes së Ohrit. E cila do duhej të ishte në plan të pare, e jo individualiteti dhe shpëtimi politik i një individi. Më kanë thënë në Tiranë dhe e kam kuptuar me dashamirësi na sollën një copë letër të shklruar keq, pa asnjë ide, asnje tezë, asnjë vision. Dhe kur dokumenti fitoi fizionomi që prodhoi tavolinën e partive shqiptare si instrument politik gjithcka shkoi keq.

Tryeza e partive politike Brenda frigoriferit të interesave politike

Pastaj u bojkotua tryeza për së dyti si mekanizëm pasiqë synimi i opozitarëve të sotëm nuk ishte realizimi i marrëveshjes së Ohrit por ruajtja e pushtetit.

Në një mënyrë qesharake u bë copa copa kjo ide.
Tryeza është për të ngrit idetë dhe të zhvillohen kauzat e jo për të ruajtur pushtetin do të thoja, gjë që nuk u kuptua mirë nga partitë shqiptare.
Por sot jemi në një përvejtor simbolik që flet se kah do të duhej të shkonte Marrëveshja e Ohrit dhe me këtë edhe pozicioni i shqiptarëve në Kuhstetutën dhe
institucionet e Maqedonisë veriore. Dhe sdo mend se më duhet ta ripyes në
mungesë të dr.Imer Imerit i cili besoj se do të donte ta pyeste me pyetjen : “ Kako
si Ali Ahmeti 2” që dmth me këtë e sfidoj figurativisht se ku ka mbet cështja
shqiptarë dhe cfarë dreqi ndodhi për 24 vjet.

Por partitë politike vijnë e shkojnë janë kauzat ato që i mbijetojnë cdo situate,
kështu duhet ta kuptojnë shqiptarët e Maqedonisë veriore se kah duhet të lëvizin
tutje. Ndrësa, Perëndimi ua ka dhënë në dorë Parimin e Badinterit që fatkeqësisht
kurrë nuk e përdorën shqiptarët as në Parlament, as në Qeveri, as në Gjykata, askund dreqi ta haje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu