Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar një takim urgjent me presidentin Bujar Nishani. Takimi është mbajtur në selinë e Presidencës.
Mësohet se takimi është fokusuar në situatën alarmante të kanabisit në Shqipëri dhe mbledhjen që do të organizojë presidenti të Këshillit të Sigurisë në 11 nëntor.
Një ditë më parë, ambasadori Donald Lu u shpreh se është mbjellë më shumë kanabis se vitet e tjera, ndërsa në orët e pasdites së djeshme ai dhe ambasadorët e tjerë të akredituar në Tiranë i kanë kërkuar kryeministrit Edi Rama, llogari për situatë alarmante të kanabisit në vend.