Kanada/ Njihuni me prezantuesen e parë me shami në një televizion të madh (VIDEO)

Reporteres Ginella Massa, 29-vjeç, i ishte kërkuar që të zëvendësojë prezantuesen e televizionit të Torontos “CityNews”, në transmetimin e lajmeve të orës 23:00, javën e kaluar.

Ginella është prezantuesja e parë televizive që mban shami teksa lexon lajmet në njërin nga transmetuesit më të mëdhenj të Kanadasë.

Por, pas përfundimit të edicionit informativ, ajo shkroi në “Tëitter”: “Përfundoi! Sonte nuk ishte thjesht e rëndësishme për mua. Nuk arrij ta besoj se një grua me shami ka dhënë lajmet në një televizion kanadez.”

Ajo është ndjerë e emocionuar dhe pse kjo nuk është hera e parë për të, pasi ka punuar edhe më herët në TV-të e vendit.

“Redaktori më tha punë e paqme! Ishte hera e parë që ndodhi në Kanada? Një grua me shami?

Unë i thashë se po. Prandaj edhe shkrova në Tëitter për të”, ka përfunduar Ginella.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu