Kançeska Milevska në gjykatë për lëndën “tenderët”

Filloi gjykimi për rastin e PPS-së “Tenderët” në të cilin e akuzuara e parë është ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kanceska Milevska. Ajo është akuzuar për keqpërdorim të tenderit për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së që është pjesë e projektit të Shkupit 2014. Në fillim e seancës, avokatët Sasho Dukovski dhe Elenko Milanov reaguan deri te gjykata në lidhje me ekspertizën nga ana e kompanisë EOS Consulting, duke e vlerësuar atë si joobjektive. Prokurorët në këtë rast janë Stevco Donev dhe Lile Stefanovska.

Gjykata e Apelit Shkup në nëntor të vitit të kaluar vendosi që “bombat” mund të përdoren si dëshmi në procedurën gjyqësore në rastin “Tenderë”.

Në lëndën tjeter “Transportuesi” akuzohen ish kryetari i komunës së Manastirit, Vladimir Talevski edhe 20-të persona të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë përvetësim i kundërligjshëm i rreth 360.000 eurove.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu