Kandidoi në zgjedhje! Kush është shqiptarja që nuk ia doli të sigurojë një vend në parlamentin britanik

Sara Gezdari ishte kandidatja e vetme shqiptare që ka kandiduar për një vend në parlamentin britanik nga radhët e konservatorëve, por nuk ka mundur të sigurojë një mandat deputeteje.

Ajo kishte konkurruar në zonën e pasur të Londrës në Richmond Park, ku kandidatja e Liberaldemokratëve, Sarah Olney, fitoi me një diferencë të thellë votash,. Ajo ka grumbulluar 28,528 vota krahasuar me 11,373 vota të Sara Gezdarit.

Sara Gezdari jeton në Londër prej 11 vjetësh dhe ka qenë pjesë e jetës partiake në Konservatorët britanikë për disa vite. Ajo ka përvojë në botën e financës dhe turizmit, si dhe ka angazhuar në projekte dhe iniciativa politike të ndryshme në këtë parti, ku ka qenë prej 14 vjetësh në pushtet.

Edhe pse konsiderohet si kandidatja e duhur, mund të ketë qenë momenti i vështirë për konservatorët pas një periudhe të gjatë në pushtet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu