Mbrëmë natën një kamion me targa të Shkupit, që po transportonte migrantë, është kapur nga policia në Kumanovë.
Kamioni duke ikur nga policia, së bashku me një vetur qe dyshohet se ka përcjellë rrugën kanë rënë në vendin e ashtuquajtur Bedinje, në një kanal ku po renovohej një urë e vogël.
Shoferi i kamionit dhe i veturës kanë ikur nga vendngjarja në këmbë.
Nga MPB ende pritet të dalin me raport të plotë me detajet e incidentit./InfoShqip.com