Kapet super hajduti në Tiranë, vidhte telefona e varëse floriri

Blutë e Tiranës kanë pikasur një tjetër hajdut, i cili rezultonte se kishte kryer një sërë vjedhjesh. Nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, u arrestua në flagrancë shtetasi
Adrian Shima, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”.

Arrestimi i tij u bë sepse rreth orës 11:00, të datës 31.10.2016″, ka hyrë në dyqanin ushqimor të shtetases me inicialet V.M., dhe ka marrë një sasi paketash cigare të markave të njohura. Ai menjëherë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore, këtij shtetasi i janë dokumentuar me prova ligjore dhe dyshohet se është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij Komisariati.

Më konkretisht:

Ngjarja e datës 14.03.2016″, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung S4″, në pronësi të shtetases A.K.

Ngjarja e datës 03.08.2016”, ku është vjedhur telefoni tip “Samsung Galaxy S3″, në pronësi të shtetases F.M.

Ngjarja e datës 13.10.2016″, ku janë vjedhur 35.000 lekë, në automjetin në pronësi të shtetasit M.I.

Ngjarja e datës 23.10.2016”, ku është vjedhur varësja e floririt e shtetases A.H.

Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë prane Gjykates së Shkalles Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu