Karadavi reagon ndaj “heshtjes” së botës islame për Halepin

Kryetari i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Jusuf el-Karadavi ka reaguar ndaj “heshtjes” së botës islame ndaj tragjedisë në qytetin e Halepit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në video-deklaratën që ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Karadavi është shprehur: “Ku janë shtetet islame; ku janë qeveritë islame; ku janë krerët e opinionit; ku është umeti; pse nuk vrapojnë në ndihmë të vëllezërve të tyre në Halep?”

Duke theksuar se muslimanët duhet të jenë të bashkuar me njëri-tjetrin kundër ngjarjeve që po ndodhin, Karadavi fjalët e tij i ka vazhduar me urdhëresën e Zotit: “Me të vërtetë, Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e tij të rreshtuar si ndërtesë e fortifikuar” dhe hadithin e Hazreti Muhamedit: “Lidhja e besimtarit me besimtarin është si ndërtesë me pjesë të lidhura fort me njëra-tjetrën.”

“Ku janë muslimanët e lidhur fortë me njëri-tjetrin?”, ka reaguar Karadavi ndaj botës islame, duke iu drejtuar muslimanëve të Halepit me fjalët: “Vëllezër të Halepit, vëllezër të atyre trojeve të bukura, unë jam me ju. Në tërë sipërfaqen tokësore, nga lindja në perëndim, nga Azia në Afrikë, ju keni vëllezër muslimanë që janë me ju. Nuk do t’ju braktisim vetëm.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu