Kardiokirurgu nga Maqedonia në “majën e botës”! Brenda një viti ngjiti katër maja me lartësi prej mbi 8000 metra

Profesioni i tij si kardiokirurg dhe pasionin për alpinizmin i lidhë rreziku.

Në profesionin tonë në bazë ditore përballemi me rrezikun e vdekjes dhe jetojmë me këtë rrezik. Në lartësitë e mëdha përballemi me të njëjtin rrezik, por kësaj here me rrezikun e vdekjes së vetë”, tha Dr Sashko Kedev, kardiokirurg.

Gjatë 2024-tës, doktori Sashko Kedev u ngjit në katër maja me lartësi prej mbi 8000 metrave – Loce, Shishapangma dhe Gasherbrum 2.

“Këtë vit e nisa me përpjekjen e dytë për t’u ngjitur në Shishapangma në pranverë, por për shkak të pengesave administrative në Kinë, vazhduam me ekspeditat në Nepal dhe Pakistan. Arritëm të ngjitemi në Makalu, Loce Gasherbrum 2, ndërsa Kançenxhunga ishte e paarritshme për shkak të kushteve meteorologjike”, shtoi Dr Sashko Kedev, kardiokirurg.

Nga gjithsej 14 maja, ai është ngjitur në 12, me lartësi prej mbi 8000 metrave, me këtë doktor Kedev është shumë afër realizimit të qëllimit të tij.

Mbeten Kançenxhunga në Nepal dhe Gasherbrum 1 në Pakistan. Për t’u ngjitur në këto maja deri më tani kisha disa përpjekje por pa sukses. Në 2025 nëse mblidhet ekspedita dhe grupi ynë, në pranverë do të përpiqeshim për në Kançenxhunga, pastaj Gasherbrum 1, megjithatë gjithçka varet nga kushtet dhe lejet”, tha Dr Sashko Kedev, kardiokirurg.

Ngjitja në mbi 8000 metra janë sfida ekstreme fizike dhe mendore. Kjo është “zona e vdekjes” ku trupi lufton për çdo frymëmarrje.

Duke u ngjitur në shkallën e fundit në majë dhe tekstualisht duke u ndjerë sikur po hyjmë në një betejë në një luftë. Dhe ne nuk e dimë nëse do të kthehemi të gjallë apo jo. Dhe gjatë atij akti të ngjitjes në përpjekjen përfundimtare, ne përballemi me vdekjen, shpesh shohim kufoma rreth nesh. Disa që ishin si ne, disa i njihnim edhe nga ekspeditat e mëparshme”, shtoi Dr Sashko Kedev, kardiokirurg.

Për doktor Kedevin, rreziqet janë një burim energjie të fortë që ia ka shpëtuar jetën shumë herë.

Qëndrimi në lartësi të mëdha, veçanërisht në zonën e vdekjes, na lejon të mprehim shqisat dhe të rrisim ndërgjegjësimin”, theksoi Dr Sashko Kedev, kardiokirurg.

Me rezultate të jashtëzakonshme, doktor Sashko Kedev tregon se kufijtë e mundësive janë vetëm sfida që duhet të kapërcehen – si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu