Cristiano Ronaldo edhe një herë tjetër këtë vit e ka mposhtur Leo Messin, pasi është përzgjedhur si futbollisti më i mirë për vitin 2017 nga Goal.com
Portali i njohur anglez, Goal.com ka përzgjedhur 50 futbollistët më të mirë për vitin 2017, ku fitues ishte Cristiano Ronaldo.
I dyti ishte Gianluigi Buffon, i treti Luca Modrid, ndërsa vetëm i katërti u rëndit Leo Messi i Barcelonës.
Pikërisht kjo ngjarje është shfrytëzuar edhe për karikaturë të ditës, ku Ronaldo shihet edhe një herë tjetër para argjentinasit, të cilin e mposhti në garë për lojtarin më të mirë në Evropë, në Botë nga FIFA dhe është kandidati kryesor edhe për Topin e Artë, të pestin në karrierë. /Expresss/