Dëgjova edhe pse më herët nuk e dija se Presidenti Gjorge Ivanov nuk do të takohet me mua. Jam i lumtur për shkak se nuk kam shumë kohë, kështu që, edhe sikur të donte ai të takoheshim, nuk do të kisha kohë për një takim të tillë, pasi duhet të takohem me lojtarët kryesor në skenën politike, njofton TetovaSot.
Këtë pasdite e deklaroi diplomati evropian Karl Bild pas mbarimit të takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Diplomati evropian ka thënë se vetëm respektimi i demokracisë, Kushtetutës dhe Evropës do ta çojnë Maqedoninë përpara./TetovaSot/