Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami tha se mbi 50 për qind të votave shqiptare të LSDM- janë të BESËS, ndërsa me kandidatët dhe programet që do të ofrojë BESA, sipas tij “edhe një përqindje e atyre që kanë mbetur pa vendosur do të vlerësojnë kandidatët e BESËS”.
“Votat shqiptare në dominanc do të jenë për Lëvizjen BESA, do të fusë këtu edhe një pjesë e konsiderueshme të atyre votave të BDI-së.
Por edhe një pjesë e konsiderueshme edhe të votave të Aleancës, për shkak të turbulencave që ndodhën brenda kësaj aleance”, tha Kasami. Ai shtoi se Lëvizja BESA futet si fituese në kampin politik shqiptarë.