Bilall Kasami tha se BESA synon të kalojë në raundin e dytë në të gjitha komunat. Në katër komuna ai tha se partia e tij është fitues dhe në katër janë në epërsi. Ai shtoi se BESA nuk do të lejojë më që t’i vidhen votat kësaj partie.
“Ne tani më jemi pjesë e gjithë vendvotimeve me komisonerët tanë dhe nuk do të lejojmë që asnjë votë e Lëvizjes BESA të vidhet. Vlerësojmë se në të gjitha komunat që garojmë do të jemi fitues. Së paku do të shkojmë në raundin e dytë. Kalkulimet me partitë tjera do t’i bëjmë dhe të jemi fitues në këto zgjedhje”, tha Kasami.
Kasami tha se BESA është në epërsi para BDI-së në Çair, Studeniçan, Bërvenicë dhe Zhelinë, në katër komuna tjera futet në balotazh me epërsi, ndërsa ai tha se “me kandidatët dhe përzgjedhjet që kemi bërë në Strugë dhe Gostivar futemi sigurt në raundin e dytë”, tha Kasami.