Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami vlerëson se shqiptarët në Republikën e Maqedonisë kanë nevojë për një marrëveshje të re të nënshkruar nën kushte të paqes.
“Marrëveshja e Ohrit është nënshkruar nën presion në kohë të konfliktit të armatosur dhe për këtë arsye është koha për një marrëveshje të re që do të nënshkruhet në kushtet e paqes”, deklaroi Bilall Kasami për Sloboden Pecat.
Sipas tij, Lëvizja Besa është shpëtim për shqiptarët, pasi që nuk do të paraqiteshin në kohë, votuesit shqiptar përsëri do të përcaktoheshin për BDI-në.