Kasami: Gjithmonë besnik ndaj atyre që e kanë kuptuar se Levizja BESA është zëri i vërtetë i shqiptarëve në Maqedoni

“Javë intensive me takime të shumta, autoritete që vizitojnë selinë e Lëvizjes BESA. Pavarësisht epilogut përmbyllës ku secila parti politike bart përgjegjësitë dhe pasojat lidhur me vendimet dhe të ardhmen e vendit, një gjë është e sigurtë: Lëvizja BESA imponoi standard të ri në politik bërjen në Maqedoni. Shqiptarët më kurrë nuk do të jenë të perbuzur. Do të përpiqemi që maksimalisht ta dëshmojmë se do t’i mbetemi gjithmonë besnik të gjithë atyre që e kanë kuptuar se Levizja BESA është zëri i vërtetë i shqiptarëve në Maqedoni”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në rrjetin e tij social.

Përndryshe, Lëvizjen BESA gjatë javë që po lëmë pas e kanë vizituar përfaqësi të shumta diploatike dhe invesitotrë që janë interesuar që të investojnë në Maqedoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu