Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se më e rëndësishme është që të ketë kumunikim në mes të liderëve të shumicës së re parlametare se sa takim liderësh.
Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në emisionin Faktor24 në përgjigjen rreth pyetjes se a duhet që të ketë takim liderësh për dalje nga kriza politike dhe institucionale, ka thënë se me rëndësi është që të ketë komunikimi të liderëve të shumicës, duke aluduar në shumicën e re prej 67 deputetësh, dhe në këto kumunikime të krijohet një strategji e përbashkët që do ta zhbllokonte Kuvendin.
“Mendoj se para se të mendohet për takim liderësh, duhet të ketë më shumë takime të atyre që e përbëjnë këtë shumicë”, tha Kasami në emisionin Faktor24.
Sipas tij Zaev me urgjencë duhet të thirr takim të kryetarëve që e përbëjnë këtë shumicë, dhe të kërkohet zgjidhje në kuadër të kësaj shumice.