Kasami: Në zgjedhje lokale shkojmë si koalicion VLEN, pas zgjedhjeve mund të shndërrohemi në parti

-Po patjetër, do të shkohet si VLEN, tha kreu i Lëvizjes Besa për garën që vijon në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Kasami tha se pas zgjedhjeve do të shqyrtohet mundësia që koalicioni të shndërrohet në subjekt të vetëm politik.

“Besojmë që deri në zgjedhjet lokale do të jemi në këtë fazë, sepse ne vlerësojmë se deri në zgjedhjet lokale është me rëndësi që t’i motivojmë strukturat partiake, mos t’i shkrijmë dhe t’i neutralizojmë, por t’i motivojmë të jenë aktive. Në zgjedhjet lokale besojmë se do të kemi një rezultat shumë pozitiv dhe atëherë do të krijohen kushtet që të mendohet që do të kisha thënë me një kongres të përbashkët apo në një formë të homogjenizimit të strukturave në një strukturë të vetme partiake”, tha mes tjerash Kasami./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu