Kasami: Pa plotësuar kushtet ekologjike, Jugohrom me ne nuk do të hapet përsëri

Sa i përket çështjes së mbeturinave në Tetovë, Kasami tha se ka di opsione për zgjidhjen e këtij problem, njëra është riciklimi i mbeturinave dhe ndërtimi i një fabrike e cila do të digjte këto mbeturina. Për këtë opsion të dytë, Kasami tha se BESA do të vizitoj një institut në Slloveni e cila merret me këtë çështje.

Borxhi i komunës së Tetovës sipas Kasamit është i konsiderueshëm, ndërsa hapi i parë tha Kasami që do të bëj është të bëhet një revizion se si ka ardhur deri tek borxhi në komunë.

Kasami tha se deri tani komunës së Tetovës para se ti kenë munguar financat i ka munguar menaxhimi i mirëfilltë.

Duke folur për Jugohrimin, Kasami tha se ajo është një problem për Maqedoninë. Ai shtoi se ata do të bëjnë presionin qytetarë që Jugohromi të mos hapet edhe njëherë pa i plotësuar kushte ekologjike.

“Ju garantoj se për katër vite nuk do të ketë djegie të mbeturinave vetëm për të zvogëluar mbeturinat. Ju garantoj që mbeturinat e Tetovës nuk do të digjen ashtu se dikush ka vlerësuar se para se ti dërguar atje ku e kanë vendin i kanë djegur për t’i marrë parat. Kjo fabrikë nuk do të hapet pa i plotësuar kushtet ekologjike”, tha Kasami.

Ai shtoi se ata do të bëjnë presionin qytetarë që Jugohromi të mos hapet edhe njëherë pa i plotësuar kushte ekologjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu