Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën për Zërin e Amerikës, ka denoncuar presionin që po e bën partia në pushtet BDI, karshi aktivistëve dhe anëtarëve të koalicionit “Rilindje me BESË”. “Të gjithë ata që do të përdhunojnë votën shqiptare, do të kërcënojnë votuesin shqiptarë, çoftë ai administratorë afarist, ne ju garantojmë se gjithë ata pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit do të dalin para drejtësisë dhe do të japin llogari për të gjithë atë që ua kanë bërë shqiptarëve”, ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami I pyetur në lidhje me financimin e Lëvizjes BESA ai dhe se “BESËN e financojnë të gjithë ata faktorë që financuan aktivitete e para plurale të subjekteve politike të shqiptarëve të Maqedonisë viteve të 90-ta, janë po ata financier që financuan luftën e 200-it, dhe po ata që kanë financuar çdo projekt kombëtar në Maqedoni”. Më tutje gjatë intervistës ai tha se ata në asnjë moment nuk e kanë privatizuar as çështjen e Zotit dhe as të Besës. “Ne vlerësojmë se dështimi i politikës shqiptare këtu në Maqedoni ka ardhur si rezultat i asaj që politikanët tradhtuan, ishin ata që e humbën vlerën e vetme identifikuese të shqiptarëve,ajo ishte BESA”, tha Bilall Kasami. Kasami tha se oferta e koalicionit “Rilindje me BESË”, është një ofertë komplekse që niset që nga ridefinimi i sistemit Kushtetues, juridik dhe shtetërorë. “Kjo nënkupton Ridefinimin e financave publike, që deri tani kanë qenë të centralizuara në nivel qendrorë, garantojmë që për katër vitet e ardhshme të mandatit tonë, do të rrisim rrogat e arsimtarëve për 50 për qind”, deklaroi Kasami.