Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediave, duke theksuar se deklarata e tij e dhënë për “Radion Evropa e Lirë” është shtrembëruar me qëllim dashakeq. Ai sqaroi se deklarata e tij lidhur me përfshirjen e Tiranës zyrtare në zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut është interpretuar jashtë kontekstit dhe në mënyrë tendencioze.
Kasami thekson se qëndrimi i tij ka qenë i qartë dhe i drejtëpërdrejtë, duke deklaruar se:
“Do të jem më i drejtpërdrejtë: kërkesa e Tiranës, e cila është edhe pjesë e shpjegimit se dëshiron të bashkojë faktorin shqiptar në Maqedoni, nuk qëndron, sepse shqiptarët ishin në një situatë shumë më të vështirë në të kaluarën dhe Tirana nuk kishte asnjë interes të ndihmonte shqiptarët. Këtë e kam thënë edhe publikisht, në disa raste. Tirana zyrtare, nëpërmjet kryeministrit, ka reaguar në disa raste për të shpëtuar Ali Ahmetin dhe BDI-në. Shqiptarët janë më tepër se VLEN, BDI, BESA. Me një fjalë, nuk ka asnjë shpjegim racional për lëvizjen e Taravarit.”
Sipas tij, çdo përpjekje për të deformuar këtë deklaratë para opinionit publik është e papranueshme dhe shërben vetëm për qëllime politike./InfoShqip.com