Kasami takim me ambasadorin suedez

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot realizoi një takim miqësor me ambasadorin suedez, Mats Stafanson. “Gjatë këtij takimi u diskutuan zhvillimet e fundit në vend si dhe situata aktuale politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Me këtë rast kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami e ka njoftuar ambasadorin Stafanson për qëndrimet e BESËS përkitazi me qeverisjen e ardhshme”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA. Takime të këtilla janë duke u realizuar intensivisht nga Lëvizja Besa me diplomatë ndërkombëtar, njoftojnë nga Lëvizja Besa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu