Kasami: Videoja ku shihet hedhja e kripës dhe rërës me lopatë nuk është në komunën e Tetovës

Kreu i komunës së Tetovë, Bilall Kasami thotë se videoja ku shihet hedhja e kripës dhe rërës me lopatë në rrugën Tetovë-Bërvenic, nuk është në komunën e Tetovës, përcjell TV21.

“Në asnjë moment nuk do të lejojmë që persona të papërgjegjshëm dhe me prapavijë politike të njollosin punën tonë. Videoja e publikuar nga disa mediume dhe portale ku shihet hedhja e kripës dhe rrërës me lopatë nuk është në komunën e Tetovës, por në një komunë tjetër. Personat që kanë publikuar këtë shpifje duhet të kërkojnë falje publike sepse në të kundertën do të paditen!”, shkruan Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu