Kasami Zaevit: Kujdes kur e përmend BESËN, nuk jemi si ata politikanë shqiptarë që i keni në Qeveri!

Me 15 Tetor, shqiptarët do t’ua japin përgjigjen meritore të gjithë mashtruesve si ju”, kjo ka qenë përgjigjja e kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami pas akuzave të Zoran Zaev i cili i irrituar nga aksioni protestues në Reçicë të vogël e akuzoi BESËN për bashkëpunim me VMRO – DPMNE.

“Z. Zaev, e kuptojmë misionin tuaj për të “ricikluar” politikanë të korruptuar të cilët deri dje i shpallnit bashkëpunëtorë të krimit. Por, të keni kujdes kur i drejtoheni Lëvizjes BESA sepse ne jemi Lëvizja që përfaqësojmë vullnetin e shqiptarëve për një jetë më të mirë, e nuk jemi e nuk do të bëhemi kurrë si ajo parti që është vetëm shërbëtore e partive maqedonase dhe herë me zell iu shërben juve, e herë VMRO DPMNEsë, por gjithnjë në dëm të interesave shqiptare.”, përgjigjet më tej kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu