Kasami: Zgjidhja e vetme për Maqedoninë është ridefinimi

Situata aktuale politike ishte temë diskutimi në takimin e realizuar në mes të Ambasadores së Gjermanisë në Shkup, Kristine Althauzer dhe kryetarit të Lëvizjes BESA Bilall Kasami. Kasami pas takimit deklaroi se mes tjerash në këtë takim, Lëvizja BESA ka shprehur shqetësim për, siç tha ai politikanët e papërgjegjshëm, të cilët e kanë sjellur Maqedoninë në këtë gjendje. Ndërkaq ai tha se shprehin gatishmërinë e tyre që të japin kontribut maksimal, me qëllim që zgjedhjet e 11 dhjetorit të jenë të drejta, të lira dhe demokratike.

“Ne treguam dhe shprehëm përkrahjen tonë të parezervë për punën e Prokurorisë Speciale Publike, të vetmit institucion i cili ka mundësi që ta rikthejë besimin e qytetarëve tek institucionet, si dhe gatishmërinë tonë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, me të cilën ne treguam gatishmërinë tonë që të japim kontributin maksimal, që këto zgjedhje të jenë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, që qytetarëve të Maqedonisë, veçanërisht shqiptarëve të ju mundësojmë të kenë një alternativë për votën e tyre”, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

 Nga kjo Lëvizje thonë se e vetmja shpresë dhe i vetmi shpëtim për Maqedoninë është Ridefinimi, sepse sipas kësaj lëvizjeje, vetëm atëherë shqiptarët do të kenë mundësinë që të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë.

“Gjithashtu e treguam edhe njëherë, e përsëritëm ofertën tonë për Ridefinimin e këtij shteti, një shtet I cili pas ridefinimit do të jetë I pranueshëm edhe për shqiptarët që do të mund të japin kontributin e tyre për krijimin e mirëqenies për gjithë qytetarët e këtij vendi”, theksoi Kasami.

Në takim përveç Ambasadores gjermane, Kristine Althauzer , prezantoi edhe Bjanka Zafiroviç Ordanovska, asistent për çështje politike në Ambasadën e Gjermanisë, ndërkaq u pritën nga Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, Sekretari i Përgjithshëm, Afrim Gashi si dhe anëtari i kryesisë, Kastriot Rexhepi./shenja


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu