Kastrioti i BESËS: Nëse i krahasoni tubimet e BDI-së me ato të BESËS – dallimi është si nata me ditën!

Televizioni “Nova” në emisionin “Studio e Hapur” që udhëhiqet nga Fitim Kryeziu, ka realizuar një emision për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që pritet të realizohen më 11 dhjetor në Maqedoni, ku të ftuar ishin partitë jashtëparlamentare.
Kastriot Rexhepi ndër të tjera në këtë emision ka deklaruar: “Shumica e anëtarëve të Lëvizjes BESA kanë qenë pjesë përbërëse e organizatave të ndryshme joqeveritare në Maqedoni, dhe të shtërnguar nga dështimet e njëpëasnjëshme të çështjes shqiptare nga ana e qeverive ndër vite, ne u detyruam të ofrojmë alternativën tonë për të sjell dobi për shoqërinë tonë. Takimet dhe tubimet që i bën BDI-ja mund të shihni që kanë shumë pak njerëz, ndërsa nëse i shikoni tubimet e takimet e tona që i realizojmë në vazhdimësi do ta vëreni se shqiptarët ka kush i përfaqëson tani e tutje. Këtë e dëshmoi edhe protesta e 9 majit, ku kishte mbi 30 mijë shqiptar që i thanë mjaft më regjimit VMRO – BDI. Pra shqiptarët tashmë ndjehen të përgaqësuar nga Lëvizja BESA, andaj interesimi tek partitë maqedonase as që diskutohet tashmë, e aq më pak për BDI-në, e cila është një patericë e VMRO-së. BESA këtë sukses që ka në terren e bazon në ofrimin e saj që u bënë qytetarëve shqiptar për zgjidhjen e çështjeve të përgjithshme në interes shqiptar – përmes platformës politike”. /Monitor.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu