Katër dëshmitarët e mbrojtur ‘arsye’ për fluturimin e helikopterit ushtarak në “Lagjen e trimave”

Sot vazhdon procesi gjyqësor kundër të akuzuarve në ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Lagjen e trimave në Kumanovë, shkruan TetovaSot.
Ky proces gjyqësor i cili ka nisur thuajse qe një vit, ka pasur shumë shtyrje, përsëritje dhe betejë institucionale midis politikës dhe sistemit gjyqësor se ku do të realizohet i njëjti. Fillimisht procesi i njohur si ‘Lagja e trimave’ ka qenë i ndarë prej procesit gjyqësor ‘Rrufeja’ më pastaj dy lëndët janë bashkuar, për të rinisur procesi gjyqësor përsëri nga e para.
Seancat gjyqësore janë mbajtur kryesisht të mbyllura dhe për këtë arsye edhe ka pasur shumë kritika në opinion për këtë fakt. Edhe pse disa seanca kanë qenë të hapura për opinionin.
Avokati i popullit dhe avokatët mbrojtës disa herë kanë alarmuar institucionet dhe opinionin për keqtrajtimin e policisë ndaj ‘Grupit të Kumanovës’, por deri më tani nuk është ndërmarr asgjë në lidhje me këtë.
Përndryshe sot banorët e Lagjes së trimave kanë pasur mundësi që të shohin fluturimin e një helikopteri ushtarak mbi kokat e tyre.
Arsyeja që mund të nënkuptohet për fluturimin e helikopterit ushtarak në ‘Lagjen e trimave’ janë katër dëshmitarët e mbrojtur që jozyrtarisht portali TetovaSot mëson se janë banor të ‘Lagjes së trimave’ në Kumanovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu