Këshilli për etikë në mediume (KEMM) sot u bëri thirrje mediumeve që gjatë periudhës së ardhshme parazgjedhore dhe zgjedhore të raportojnë objektivisht dhe profesionalisht sipas parimeve themelore të punës gazetareske.
“Në interes të punës etike dhe profesionale presim që mediumet të mos shndërrohen në stacione brohoritëse të partive politike, ndërsa me opinionin nevojitet të komunikojnë rregullisht dhe të informojnë në mënyrë cilësore për të gjitha proceset politike dhe aktorët në procesin zgjedhor”, theksoi Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive në Këshillin për Etikë në Mediume.
Nga Këshilli informojnë se nga nënshkrimi i Kartës për raportim etik për zgjedhje, deri tek ta kanë arritur rreth 80 ankesa prej të cilave pjesa më e madhe kanë të bëjnë me raportet e publikuara në portale.
“Parashtresat më së shumti kanë të bëjnë me portalet. Sipas të gjitha gjasave kjo do të vazhdojë edhe në periudhën në mvijim nga arsyeja e vetme që portalet nuk janë të rregullta, por janë lënë në vetërregullim”, tha Dimçe Adamçevski nga Këshilli për etikë në mediume.
Ai theksoi se numri më i madh i parashtresave kanë të bëjnë me atë se në raporte nuk është përfaqësuar pala e dytë, është vërejtur përzierje të mendimeve me fakte, dhënie të komenteve pa fakte, ndërkaq ende është i pranishëm edhe fjalori urrejtës.
Nga ana e Këshillit për Etikë në Mediume është sjellur vendim që ato mediume kundër të cilave do të parashtrohen ankesa dhe nuk do t’i respektojnë vërejtjet, të shkyçen nga Këshilli për Etikë në Mediume.
“Do t’u japim mundësi që të përmirësohen në afat prej një viti, ndësa nëse vazhdimisht ka parashtresa ndaj tyre, nuk do të mund të zgjedhen në organet e Këshillit dhe do të shkyçen nga Këshilli për Etikë në Mediume”,sqaroi Dragan Antonovski.
Karta për raportim etik për zgjedhje u nënshkrua më 12 shkurt të këtij viti. Këtë dokument e nënshkroi 92 mediume./zhurnal