Skuadra italiane e futbollit, Inter, ka realizuar një këngë që përkon me festat e fundvitit.
Inter projektin e tillë e realizoi të shoqëruar me një klip, ku përfaqësuesit dëgjohen ndërsa përmes saj ftojnë tifozët e tyre, për ta kënduar tekstin e tillë në San Siro.
Kënga ka ritëm të këngës së Krishtëlindjeve, por që kësaj here interistët e zëvendësuan atë me tekstin Zikaltër, ngjyra të cilat u takojnë fanelave të tyre, njofton Klan Kosova.
Në videoincizim, shihen lojtarët duke kënduar teksa ftojnë tifozët e zjarrt të tyre ta këndojnë këngën e tillë më 16 dhjetor, ndeshje kjo e cila do zhvillohet ndaj Udineses.