Këngëtarja rrëqeth me fjalët pasi vëllai i saj i dha fund jetës: “O dielli im, më mungon që tani”

Sheila Haxhiraj, këngëtare dhe ish-banore e Big Brother VIP, ka reaguar pas vdekjes së vëllait të saj, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Ajo ka publikuar disa imazhe krah vëllait të saj të ndjerë, i cili qëlloi veten me armën e shërbimit mesditën e djeshme (15 Tetor) në banesën e tij në “Qyteti Studenti”.

“O DIELLI im, o YLLI më i bukur i qiellit, o ËNGJËLLI më i bukur i parajsës, motrën e ka marr malli që tani për ty, zemrën time ma more Ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im,shpirti im…

Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës Vëllai im”, shkruan ajo.

37-vjeçari Henri Haxhiraj u dërgua në spital në gjendje të rëndë për jetën pasi qëlloi veten me armë. Por, punonjësi i Gardës humbi jetën disa orë më vonë, duke mos arritur që të mbijetojë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia ditën e djeshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu